KQZ regjistron Ramen dhe Bashen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje paradite komisioneret socialiste ne Komisionet e Zones se Administrimit Zgjedhor. Pas rreth dy muajsh ballafaqimi dhe bojkoti KQZ-ja ka permbyllur dje edhe nje hallke tjeter ne kuader te procesit te administrimit te zgjedhjeve duke e futur ate formalisht ne rrjedha normale ligjore. Edhe pse jo nje miratim teresor pasi disa komisionere jane kthyer per efekt dokumentacioni serish hapi i ndermarre vjen ne perpjesetim me perpjekjen per normalizim dhe manifeston nje ndryshim kursi. Nderkohe po dje KQZ-ja ka miratuar edhe dy kandidatet kryesore per Bashkine e Tiranes Edi Rama dhe Lulezim Basha. Pas shqyrtimit te dokumentacionit te paraqitur ne KQZ pak dite me pare nga dy kandidatet komisioni vendosi regjistrimin e tyre per garen elektorale te 8 majit. Po dje KQZ-ja miratoi edhe listen shumemerore te kandidateve per Keshillin e Bashkise Tirane te paraqitur nga Partia Aleanca Ekologjike Europiane Partia Aleanca per Demokraci dhe Solidaritet si dhe te Levizja Socialiste per Integrim tre subjekte pjese e koalicionit te djathte Aleanca per Qytetarin krahas listave te Partise se Punes se Shqiperise e Riorganizuar dhe te Partia Demokristiane e Shqiperise.