E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS e Korces Po u behet presion nepunesve te shtetit

Fushata Partia Socialiste pretendon se prefekti ka kerkuar lista te punonjesve te administrates publike

Partia Socialiste ne Korce ka denoncuar me ane te nje deklarate presionet qe po behen ndaj votuesve dhe kryesisht nepunesve te administrates publike.

Nga selia e Partise Socialiste ne Korce kryetari i deges Muharrem Meko deklaroi dje se po faktohen raste kur punonjesve te administrates publike u behet presion duke kerkuar listat emerore te tyre dhe preferencen politike. Gjithashtu ai tha se po behen presione me pushime nga puna ne rast se nuk votohet per kandidatin e mazhorances.

Ka filluar presioni ndaj votuesve te thjeshte ne menyra nga me banalet e sidomos ndaj punonjesve te administrates publike dhe asaj shteterore. Kemi te dhena te sakta dhe shume te sigurta se nga godina e prefektures u eshte kerkuar te gjitha institucioneve shteterore dhe atyre publike qe tu vihen ne dispozicion lista te punonjesve te tyre e tok me to edhe selektimi sipas preferencave politike te secilit. Kjo do te thote se u kerkohet punonjesve garancia politike e shprehur ne vote per kandidatin e mazhorances ne pushtet - ka deklaruar nga selia roze kryetari i Partise Socialiste te Rrethit te Korces Muharrem Meko.

Partia Socialiste ka bere te ditur se fushata ka nisur me presione per te siguruar fitore te pamerituara ne komuna dhe bashki.

Pas kesaj deklarate te kreut te PS-se lokale ka reaguar menjehere institucioni i prefektit. Sipas zedheneses Ada Permeti te gjitha akuzat e socialisteve jane alibi dhe shpifje. Kemi te bejme vetem me shpifje ne mungese te argumenteve. Institucioni i prefektit nuk ka asnje ndikim te ketij lloji dhe as ka paraqitur ndonje kerkese zyrtare apo informale per perpilim listash nga institucionet shteterore ne qytetin tone. Kjo logjike nuk qendron per aq kohe sa te gjithe e dime se vota eshte e fshehte dhe nuk ka asnje liste neper institucione e cila te permbaje bindjet partiake te punonjesve - eshte kunderpergjigjur zedhenesja e prefektures.

Fushata ka nisur ne Korce me akuza dhe kunderakuza mes paleve te cilat me shume vijne nga selite e partive politike. Partia Socialiste perfaqesohet ne garen per Bashkine e Korces me kryetarin aktual Niko Peleshi ndersa Partia Demokratike me prefektin e qarkut Andrea Mano.

Fakti qe te dy kandidatet mbajne funksione te larta ka bere qe fushata te nise shume kohe perpara hapjes zyrtare. Prej muajsh Bashkia dhe Prefektura e Korces ndodhen ne nje konflikt qe ka te beje me ligjshmerine e punimeve qe po kryhen ne bulevardin kryesor te qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›