E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta sulm opozites Kryeqyteti ndryshim me Lulin

Mesazhi LSI miting te Liqeni si hapje e fushates per Tiranen

Baterite elektorale te Levizjes Socialiste per Integrim drejtohen kunder Edi Rames ne Tirane. Si nje moment qe do te provoje edhe vleren politike te LSI-se pas goditjeve te forta te fillimvitit LSI ka vendosur qe te dale si nje kundershtare e forte e Partise Socialiste dhe posacerisht kreut te saj Edi Rama. Duke prezantuar fillimisht Erisa Xhixhon si kandidate per njesine bashkiake nr.5 takimi i djeshem i LSI-se ne parkun e Liqenit Artificial ka nxjerre ne pah edhe disponimin e kesaj partie qe duket se ka marre nje kurs gati armiqesor me seline roze. Tirana ka nevoje per nje kryetar me vizion dhe qe merret ne menyre te panderprere me problemet e qytetareve te saj. Prandaj duhet te votoni kandidatin Lulzim Basha. Tirana sot nuk ka asnje parking dhe eshte mbytur nga ndotja. Politika e fasadave tashme eshte shume e vjeter. Ndaj duhet nje ndryshim i vertete per Tiranen qe prek cilesisht jeten e cdo qytetari te saj tha Meta nga nje mjedis i gjelber qe kontraston me ndotjen e qytetit te kthyer ne problem emergjent. Meta i ka bere keto deklarime gjate takimit hapes per fushaten e 8 majit ku ka shpallur edhe sloganin e kesaj force politike Ndryshimi i vertete per Tiranen. Duke marre ne krahasim ate qe vete Basha deklaroi ne fjalimin e hapjes se fushates se tij bie ne sy se si pike e dobet e Edi Rames po konsiderohet neglizhimi nga ana e tij i puneve administrative te bashkise ne funksion te drejtimit te partise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›