E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Bojkoti i opozites ceshtje ne Kuvend

Përfaqësuesiit demokratë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve i kërkojnë kryetarit Ristani të njoftojë në mënyrë zyrtare parlamentin për bojkotin e opozitës. Në mbledhjen e rradhës ku karriget e 3 anëtarëve të majtë ishin sërisht bosh, Ristani deklaron se ende nuk ka marrë sqarime nga Subashi, Laze dhe Varfi për mospraninë në 5 mbledhjet e fundit.

"Ju na thatë herën tjetër që keni nisur një letër për anëtarët e komisionit që nuk janë disa herë në mbledhje. Ka ndonjë përgjigje nga ata?", u shpreh Njazi Kosovrasti, anëtar i PD në KQZ. "As tek unë si kryetar as në protokoll nuk ka ndonjë përgjigje akoma", tha kreu i KQZ, Ristani. "Unë mendoj që gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet në këtë rast, ju si kryetar duhet ta informoni Kuvendin për cka ndodh në KQZ", vijoi Kosovrasti.

Në mbledhjen e rradhës KQZ zbardhi detaje ngga zgjedhjete 8 majit. Kutitë e votimit që do të përdoren do të jenë ato të 2009, ndërsa modeli i kutive të materialeve zgjedhore do të përcaktohet pas boshatisjes së magazinës së Lundrës. "Këtë vendimmarrje rikonfirmojmë dhe njëherë kutitë e votimit dhe do të merremi në një etapë të dytë me kutitë e materialeve", tha Ristani. Në zgjedhjet për kryetar bashkie në qendrën e votimit do të ketë dy dhoma të fshehta, një prej të cilave për personat me aftësi të kufizuara. Po ashtu boja matrikuluese do të jetë në formë stilolapsi dhe më rezistente se herët e tjera.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›