KQZ shqyrton sot ankimimin e PS-se për qarkun e Tiranës
PS ankimon rezultatet dhe kërkon rinumërimin në KZAZ 55, 56, 57, 58, 59, 60. PS-ja tha dje do të bëjnë gati kallëzim penal për kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani, që rrëzuan kërkesën e PS-së për rivlerësim të votave në Berat.
TIRANE-Komisioni Qendror Zgjedhor shqyrton sot ankimimin e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës. PS ankimon rezultatet dhe kërkon rinumërimin në KZAZ 55, 56, 57, 58, 59, 60.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas tre orë debati, rrëzoi dje me shumicë votash, 4 me 3 kërkesat ankimore të paraqitura nga Partia Socialiste dhe G99 për rezultatin e tabelës përmbledhëse të qarkut Berat.
PS-ja ka bërë të ditur se përveçse po përgatit dosjen për ankimimin e këtij vendimi në Kolegjin Zgjedhor, do të bëjnë gati edhe kallëzim penal për kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani, si dhe për anëtarët e tjerë të këtij institucioni që rrëzuan kërkesën e PS-së për rivlerësim të votave në qarkun e Beratit. Kjo kërkesë bazohet në nenet 136 e 138 të Kodit Zgjedhor.
Në qarkun e Fierit PS fitoi mandatin e 9- të nga diferenca me rreth 700 vota.
Pas mbylljes së procesit në këtë qark, rezultati i deritanishëm në rang kombëtar për 140 vendet në parlament është: koalicioni që udhëhiqet nga Partia Demokratike ka 70 mandate, koalicioni që udhëhiqet nga Partia Socialiste ka siguruar 66 mandate dhe koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim 4 mandate.
(s.g/BalkanWeb)