E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rrëzon ankesat e PDI, për Fierin

KQZ hodhi poshtë ankimin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim referuar 4 qendrave të votimit në Qarkun e Fierit. Kjo pasi kërkesa nuk mori shumicën e cilësuar prej 5 anëtarësh të komisionit, e nevojshme në rastet e shpalljes së pavlefshmërisë.
Për të mbërritur në këtë moment, KQZ u përfshi nga debate mes përfaqësuesve ligjorë të partive politike, sikundër anëtarëve në Komision të zgjedhur nga subjekte të ndryshme politike. Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste, sikundër ata në komision, të propozuar nga kjo forcë politike, argumentuan se kërkesa është jashtë afateve ligjore për t’u shqyrtuar nga KQZ dhe si e tillë ky institucion duhet të pushojë shqyrtimin e kësaj çështjeje. Ndryshe argumentuan përfaqësuesit ligjorë të PD, të cilët ju bashkuan kërkesës së PDI për pavlefshmëri. Debati fokusohej kryesisht në 2 qendra 3185 dhe 3188, të cilat me një vendim të KZAZ nuk ishin përfshirë në tabelën e rezultateve.
Por votimi në fund të mbledhjes, rrëzoi kërkesën e PDI që ndryshe përkthehej në ruatje të mandatit të humbur në këtë qark. Tashmë ankimimet e subjekteve politike do të shqyrtohen vetëm në shkallën e dytë, në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›