Vasili: Kolegji Zgjedhor të mos ndikohet nga presionet
Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili, i ka bërë thirrje Kolegjit Zgjedhor të shqyrtojë vetëm duke u bazuar në ligj, ankimimet e subjekteve politike për zgjedhjet e 28 qershorit. Ky apel vjen në një kohë ku sipas Vasilit, vihet re një tendencë për presion politik jo vetëm ndaj kolegjit por edhe KQZ.
“Gjatë gjithë kësaj kohe opinioni publik është përballuar me presione deri edhe kërcënime gjithfarësh gjatë procesit të vendimmarrjes së institucioneve si KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, institucione që gëzojnë autoritetin ligjor që të certifikojnë zgjedhjet në Shqipëri. Ne i bëjme thirrje Kolegjit Zgjedhor që në veprimtarinë e tij, të udhëhiqet vetëm nga ligji dhe Kodi Zgjedhor dhe të mos influencohet nga asnjë lloj presioni apo kombinacioni politik ngado që ai të vijë. Pavarësisht nga rezervat që LSI ka për zgjedhjet dhe standartet e tyre, ne kemi respektuar institucionet që ngarkon ligji si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor. Këto institucione janë ndërtuar nëpërmjet konsensusit të gjerë të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike dhe si të tilla duhen respektuar me qetësi si funksionimi ashtu edhe vendimet e tyre duke u distancuar nga presionet e njëanshme dhe anakronike për qëllime të përfitimit të ngushtë partiak.”
Gjatë konferencës për shtyp, si përgjigje ndaj intersesit të gazetarëve, Sekretari i Përgjithshëm i LSI komentoi dhe një deklarim të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Ky i fundit e ka cilësuar marrëveshjen Berisha Meta për qeverisje-martesë mes dy liderve.
“Me thënë të vërtetën z. Rama e ka të pa mundur të shkëputet nga para-politika. Por edhe kur e bënë atë sërish e ka të pa mundur të dal nga dëshira e tij për të interpretuar në mënyrë erotike si marrëdhënie midis meshkujve të gjitha vendimet institucionale politike."