E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rrëzon kërkesat e 3 subjekteve për të rinumëruar 100 kuti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë në shqyrtim ditën e martë ankimimet e 3 forcave politike, respektivisht Partisë Socialiste, PBDNJ dhe LZHK të cilat kërkonin rivlerësimin dhe rinumërimin e votave për afro një të 10 e qendrave të votimit në kryeqytet. Kërkesa për hapjen dhe rinumërimin e kutive të votimit në afro 100 qendra votimi në Tiranë është formuluar dhe nga 2 anëtarë të KQZ, Dëshira Subashi dhe Artan Laze.
Por kjo kërkesë është cilësuar si e pabazuar ligjërisht në Kodin Zgjedhor dhe e motivuar politikisht si nga përfaqësuesit e djathtë në KQZ, ashtu dhe nga vetë kreu i këtij insitucioni Ristani. Por pas debateve të shumta dhe një hetimi administrativ, që ka zgjatur për më tepër se 3 orë, kërkesa për rivlerësim dhe rinumërim të votave në disa qendra votimi në Tiranë është hedhur poshtë nga KQZ me 4 vota në favor dhe 3 kundra me argumentin se kërkesat e 3 forcave politike nuk janë të bazuara ligjërisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›