E Diel, 1 Nëntor 2026

KRRTRSH miraton projekte në Indistri, Energjiktikë e Turizëm

Këshilli i Rregullimit të Territorit, miratoi një sërë projektetsh të rëndësishme në industri energjitike turizëm, me vlerë prej disa milliard euro.
Kështu u miratua masterplani për zhvillimin e integruar të Porto Romanos, e cila do të njohë një zhvillim të ri edhe falë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Duke e cilësuar zonën të një rëndësie të madhe industriale, ajo çfarë theksoi kryeministri Berisha në cilësinë e kryetarit të KRTRSH është ruatja e parametrave mjedisore.
Në Shqipëri do të ndërtohet edhe hoteli i parë “Hilton”. KRTRSH miratoi lejen për sheshin e ndërtimit, shumë pranë Aeroportit “Nënë Tereza” ose 12 km larg Tiranës. Kjo për kryetarin e qeverisë përbën një ngjarje të madhe për vendin. Por këtu Berisha shigjetoi kundërshtarin e tij politik Edi Rama në pozicionin e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Në fakt mbledhja u shoqërua në disa raste me batuta në adresë të kryebashkiakut Rama. Sikundër ndodhi gjatë miratimit të lejes për ndërtimin e një fabrike të përpunimit të produkteve blektorale në Pezë. Në rastin e miratimit të planit urbanistik të lagjes Qesarakë, Komuna dajt, kryetari i qeverisë akuzoi kryebashkiakun Rama për ngushtim të hapsirave për argëtimin e fëmijëve. Kryeministri theksoi se KRTRSH nuk do të miratojë asnjë plan urbanistik që nuk përcakton këndin e lojrave për fëmijët.
Mbledhja e qeverisë miratoi katër projekte për ndërtimin e HEC. Ai i Ashtës në Bushat me kapacitet të përgjithshëm 48 MV. Si dhe tre në Qarkun Dibër, Lura 1, 2 dhe 3. Nga projektet për turizmin, me rëndësi ishte ai mbi studimin urbanistik të zonës Radhimë-Orikum. KRRTRSH miratoi dhe tre studime pjesore për zonen e Gjirit të Lalzit. Në fillim të mbledhjes, kryetari i qeverisë paralajmëroi miratimin, mbledhjen e radhës të projekteve për katër fabrika çimentoje. Por këtu Berisha dha porosi të qarta për zbatimin e një studimi mjedisor.
KRTSH miratoi gjithashtu dhe lejen për ndërtimin e një qendre biznesi “Tirana Biznes Park” pranë aeroportit. Projekti parashikon ndërtimin e 15 objekteve si dhe punësimin e të paktën 9 mijë personave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›