KQZ rrëzon kërkesën e PS-së për rinumërimin e votave në Berat
Debate të ashpra për rezultatin e qarkut të Beratit
Eljona Ballhysa
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje me 4 votat e komisionerëve demokratë të rrëzojë kërkesën e Partisë Socialiste dhe të G99-s për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të qarkut të Beratit. Pas një mbledhjeje maratonë, e cila ka zgjatur mbi tri orë, KQZ-ja e cilësoi të pabazuar në prova ankimimin e socialistëve. Socialistët pretendojnë se rivlerësimi i votave në këtë qark ka mundësi t’i japë mandatin e pestë të deputetit në Berat. Debatet e ashpra në mbledhjen e djeshme e detyruan nënkryetaren e KQZ-së, Dëshira Subashi, të braktisë mbledhjen duke u shprehur se është hera e dytë që kërcënohet nga Kosovrasti. Ndërkaq, Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi ligjor i PD-së në këtë komision, i ka kujtuar Subashit betimin e bërë si anëtare e KQZ-së. Ai theksoi gjatë fjalës së tij se kërkesa e PS-së nuk është e bazuar në ligj dhe në prova.
Debati
Partia Socialiste dhe G99-a ankimuan në KQZ vendimin e KZAZ-ve numër 1, 2 dhe 3 duke kërkuar rinumërimin e votave dhe rivlerësim të fletëve të pavlefshme të votimit.
Kërkesa e Partisë Socialiste është mbështetur nga nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, e cila, duke iu referuar Nenit 138 të Kodit Zgjedhor, kërkoi rivlerësim të votave për këto KZAZ. Në kundërshtim me këtë qëndrim të saj u shpreh përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, i cili e konsideroi "të pavend dhe të jashtëligjshëm" propozimin e znj. Subashi. Ai iu drejtua Subashit duke i thënë që të ketë kujdes me të tilla propozime me natyrë politike, pasi është betuar mbi Kushtetutë dhe te Presidenti i Republikës. Kjo deklaratë e Kosovrastrit nxiti debatin mes tij dhe Subashit. Kjo e fundit i kërkoi kryetarit të KQZ-së që t’i tërheqë vëmendjen përfaqësuesit ligjor të PD-së duke e cilësuar ndërhyrjen e tij si kërcënim. Për shkak të këtij debati Subashi ka braktisur mbledhjen e KQZ-së duke mos u kthyer më gjatë ditës së djeshme. Pavarësisht largimit të saj, KQZ-ja ka vazhduar shqyrtimin e kërkesës së PS-së dhe G99-s.
Argumentet
Më parë janë dëgjuar pretendimet e përfaqësuesve të partive politike në KQZ dhe më pas është marrë vendimi. Përfaqësuesi i PD-së e cilësoi kërkesën e PS-së të pabazuar në ligj dhe në prova. “Flitet për shkelje të pretenduara që nuk na u thanë se cilat janë, por u cituan nenet e Kodit. Është i çuditshëm ankimimi i PS-së për shkak se ajo ka pasur maxhorancën e komisionerëve në KZAZ-të numër 1 dhe 3 në qarkun e Beratit. Partia Demokratike ka qenë në pakicë atje. Ndërkohë që pretendohet se komisionerët e PS-së paskan tradhtuar partinë. Përfaqësuesit e PS-së të na japin provat e shkeljeve dhe të mos na citojnë nenet e Kodit”, - është shprehur Kosovrasti. Ai ka nënvizuar se nga burimet e tij të informacionit procesi zgjedhor në qarkun e Beratit ka qenë i shkëlqyer.
Ndërsa përfaqësuesi politik i PS-së, Genci Gjonçaj, ka cituar Nenin 136 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, në rast se dy anëtarë të KQZ-së kërkojnë prova, atëherë KQZ-ja është e detyruar të sjellë prova për shkeljet gjatë procesit të numërimit në KZAZ. “KQZ-ja është e detyruar të marrë provën. Me kërkesë të dy anëtarëve të saj, KQZ-ja është e detyruar të marrë provat e kërkuara dhe kjo shkruhet në Nenin 136, pika 3. Ju jeni të detyruar ta bëni këtë. Keni që prej fillimit të procesit që keni miratuar vetëm 2% të propozimeve tona. Politikisht ju prodhoni rezultat jo në favorin tonë. Merrni masa që gjëra të tilla të mos ndodhin më”, - është shprehur Gjonçaj.
Në përfundim, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, është shprehur se përfaqësuesit ligjorë të PS-së nuk duhet të shfrytëzojnë ligjin për të dëmtuar integritetin e procesit zgjedhor. Me katër vota pro dhe dy kundër KQZ-ja vendosi rrëzimin e kërkesës së PS-së për rivlerësimin e votave në qarkun e Beratit. Socialistët pretendojnë se nga rivlerësimi i votave ka shumë mundësi që të fitojë mandatin e 5-të në këtë qark.
14 Korrik 2009