E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ shkarkon komisionerët socialistë te njësia nr. 10

11-05-2011 / Gazeta 55

PS, incidente me komisionerët te KZAZ-të e njësisë bashkiake nr. 5 dhe nr. 10

Komisionerët e Partisë Socialiste treguan dje një tjetër anë papërgjegjshmërie, teksa bllokuan për disa orë KZAZ-të e numërimit të votave në njësinë bashkiake nr. 5 dhe nr. 10, në kryeqytet. Nisur nga rezultati në rritje i kandidatit të Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, pikërisht në dy njësitë më të mëdha të kryeqytetit, bëri që kreu i socialistëve të urdhërojë prishjen e procesit të numërimit. Largimi i komisionerëve socialistë në shenjë proteste nga qendrat e votimit, solli edhe mbledhjen urgjente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga ku u mor vendimi për shkarkimin e 10 numëruesve të PS dhe zëvendësimi i menjëhershëm i tyre. 
KQZ vendosi me 6 vota shkarkimin e grupeve të numëruesve të PS-së, në KZAZ nr. 54 në njësinë bashkiake nr. 10.
Grupet e numërimit braktisën vendin e numërimit duke lënë fletët e votimit në tavolinë dhe duke mos i mbyllur në kuti. Rinumërimi në njësinë bashkiake nr.10 ka nisur në orën 19:00 të ditës së djeshme, ndërsa pritet që brenda ditës së sotme KZAZ të shpallë rezultatin final. Lidhur me incidentin në fjalë, deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani bëri përgjegjës Partinë Socialiste, duke deklaruar se po tenton të sabotojë procesin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›