E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha: Fitorja e shumëpritur po merr trajtë në të gjithë qytetin

11-05-2011 / Gazeta 55

Kandidati i mazhorancës për bashkinë e kryeqytetit flet nga selia e Partisë Demokratike, duke i bërë thirrje komisionerëve të numërimit, të respektojnë verdiktin e qytetarëve të Tiranës


Kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha në një dalje para mediave dje në mesditë, tha se është në pritje të numërimit të votave, të cilat siç u shpreh ai, do ta shpallin atë fitues. Basha bëri këtë deklaratë, në një kohë kur PS po shfaqte shenja nervozizmi ndaj ecurisë progresiste në numër votash të kandidatit demokrat. Me një nivel të lartë përgjegjshmërie dhe morali qytetar, Basha falënderoi të gjitha ata që po punojnë për procesin e numërimit të votave. “E nis këtë deklaratë me një falënderim. Dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit që vazhduan punën gjatë gjithë natës të mbrëmshme dhe gjatë mëngjesit të sotëm, për numërimin e drejtë, e transparent të çdo vote, për të siguruar  një proces numërimi të saktë dhe pa vonesa. Kanë mbetur akoma shumë vota për tu numëruar. Unë jam i vendosur që zëri i këtyre qytetarëve të dëgjohet dhe që këto vota të numërohen me qetësi, saktësi dhe transparencë. Është e rëndësishme që të gjitha palët të sigurojnë që procesi i numërimit të vazhdojë të ecë përpara pa pengesa dhe vonesa. Është e rëndësishme që ky proces të vazhdoj të jetë i tillë, një proces me të cilin Tirana dhe qytetarët e saj të krenohen para syve të mbarë botës”, u shpreh kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit Lulzim Basha, duke përsëritur se trajta e fitores tashmë është e pashmangshme, po të shohim ecurinë në rritje të votave drejt kandidatit demokrat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›