PD: Komisionerët e Partisë Socialiste bllokojnë numërimin në KZAZ nr. 52
11-05-2011 / Gazeta 55
Partia Demokratike kërkoi dje nga kryetari i PS-së që të mos bllokojë procesin e numërimit të KZAZ-se, Nr. 52, që i përket njësisë Nr. 8. Në një dalje publike, zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj shprehu shqetësimin për situatën e krijuar në këtë KZAZ.
“Ata që kërkojnë të bllokojnë procesin, duhet të respektojnë verdiktin e popullit”, u shpreh Mustafaraj. Sipas saj, në KZAZ-në nr. 52 janë numëruar vetëm 3 kuti, të cilat kanë nxjerrë në epërsi të theksuar kandidatin demokrat Lulzim Basha. “Edi Rama të mos ketë frikë që të përballet me verdiktin e qytetarëve të Tiranës. Të lejojë komisionerët të marrin pjesë në procesin e numërimit”, tha më tej në deklaratën e saj, zëdhënësja e selisë blu, Albana Mustafaraj.