E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ shpërndan akreditimet për vëzhguesit vendorë: Ndihma e tyre, e rëndësishme

Tiranë, 27 qershor, NOA Kryetari i Komisionit  Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka komunikuar publikisht sot se ky institucion ka arritur të akreditojë 5 mijë vëzhguesit e nevojshëm për procesin zgjedhor në vend.

Ndihma e vëzhguesve, paraqitet mjaft e rëndësishme për votimet e 28 qershorit, mësohet të jetë shprehur kreu i KQZ-së.

Ndër të tjera, ai është shprehur se rezultatet nesër do të jepen në kohë reale nga qendrat e votimit.

Qëllimi ynë është besueshmëria në proces dhe prandaj do të ketë transmetim direkt nga qendrat e numërimit të votave, ka thënë më tej Ristani.

Ndërkaq, mësohet se një reagim ka patur edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, sipas së cilës, zgjedhjet e lira do të përbëjnë një zhvillim të madh për vendin tonë.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›