Zgjedhjet/ Maratona në Ora News, nis në 7 të mëngjesit me Alfred Pezën e Ilva Taren

Dita e zgjedhjeve është një prej misioneve më të rëndësishme për televizionin Ora News. Duke e nisur ekzistencën e tij pikërisht me një proces zgjedhor siç ishte ai i shkurtit të vitit 2007-të, televizioni Ora News ka muaj të tërë që përgatitet për këtë sfidë demokracie për shoqerinë shqiptare, por që njëherësh është një sfidë e vërtetë edhe për televizionet, veçanërisht për profilet informative si ekrani i televizionit Ora News. Me shumë se 100 gazetarë do të jenë të shpërndarë në çdo skaj të Shqipërisë, për të përcjellë drejtpërdrejtë çdo detaj të ketij procesi kaq të rëndësishëm për shqiptarët.
Maratona zgjedhore do të moderohet nga dy prej gazetarëve më të njohur në vend, drejtori i televizionit Ora News, Alfred Peza dhe gazetarja Ilva Tare. Motoja e kësaj dite për të gjithë stafin e televizionit Ora News mbetet paanshmëria, dhe përcjellja e informacionit sa më të shpejteë duke shfrytëzuar lidhjet e drejtpërdrejta.
Vetë televizioni Ora News ka ndryshuar plotësisht imazh në këtë dite. Maratona e zgjedhjeve qe do të startojë në oren 07:00 të mengjesit, kur dhe hapen qendrat e votimit, do të zhvillohet në studiot e reja të ideuara nga skenografët e Rai-t.
Skenografi Carlo Cane dhe mjeshtri i ndriçimit, Fausto Karboni, të cilët kanë ideuar studion e emisionit "Ora e Debatit", por edhe studiot e reja të lajmeve që do të përdoren ditën e zgjedhjeve, shprehen entuziastë për bashkëpunimin me televizionin, Ora News.
Nderkaq, përtej imazhit, përcjellja e informacionit është një nga pikat tek të cilat është përqendruar më shumë vëmendja e të gjithë stafit të televizionit, Ora News, duke synuar profesionalizëm dhe shpejtësi ditën e zgjedhjeve.
Për më tepër, televizioni Ora News, ditën e zgjedhjeve pas mbylljes së qendrave të votimit do të publikojë edhe rezultatet e exit poll-it, të realizuar nga kompania e njohur IPR Marketing. Studioja e parametrave europiane dhe stafi profesionist i televizionit Ora News, garantojnë se ditën e zgjedhjeve televizioni ynë do të jetë ekrani më i shpejtë dhe më i paanshëm për të përcjellë imazhin e plotë të zgjedhjeve parlamentare.