E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shpërndan mandatet për qarkun e Beratit

Një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për qarkun e Beratit, KQZ ka bërë sot shpërndarjen e mandateve për këtë qark. Sipas rezultatit përfundimtar për Beratin, PS ka marrë katër deputetë, tre PD dhe një LSI. 

TIRANE- Një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për qarkun e Beratit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot shpërndarjen e mandateve për këtë qark.

Kështu në bazë të rezultatit përfundimtar për Beratin, Partia Socialiste ka marrë katër deputetë, tre Partia Demokratike dhe një Lëvizja Socialiste për Integrim.

Deputete të legjislativit të ardhshëm për këtë qark do të jenë: Erjon Brace, Fidel Ylli, Ermonela Velaj dhe Marko Bello nga Partia Socialiste, Genc Pollo, Mehmet Xheka dhe Lefter Maliqi, nga Partia Demokratike, si dhe Nasip Naco nga LSI.

Për qarkun e Beratit cështja shkoi deri në Kolegjin Zgjedhor, pasi Partia Socialiste pretendonte marrjen e një mandate tjetër në këtë qark.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›