Kompanitë e lundrimit dyfishojnë numrin e trageteve
Duke nisur nga dita e sotme deri më 9 gusht, numri i trageteve që do të prekin portin e Durrësit do të jetë 12 në ditë, nga 6 në kushte normale. Në shërbim të udhëtarëve do të jenë 13 sportele
DURRËS - . Një masë e tillë nga kompanitë e lundrimit, është marrë për të përballuar numrin e udhëtarëve që kërkojnë të zbarkojnë në Durrës në këtë sezon pushimi. “Nga 6 tragete që ankorohen në situatë normale në portin e Durrësit, numri i tyre do të arrijë në 12 në 24 orë”, - pohojnë për “Gazeta Shqiptare”, drejtues të portit. Konfirmohet se policia kufitare dhe dogana kanë kaluar në regjim gatishmërie për të përballuar numrin e madh të trageteve që pritet të mbërrijnë, duke nisur që nga mëngjesi i sotëm e në vazhdim. Në shërbim të udhëtarëve do të jenë 13 sportele ku kontrollohen dokumentet nëpërmjet sistemit TIMS.
(s.g/BalkanWeb)