E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurostat: Shqipëria ndër vendet më të lira në Europë

Sipas të dhënave të “Eurostat”, në Shqipëri, duhani kushton 43% më lirë se vlera e përgjithshme e BE, ndërkohë që cimimet për pajisjet elektroshtëpiake e kalojnë mesataren duke shkuar në shifrat e 122%. 

TIRANE- Sipas të dhënave të Shërbimit të Statistikës të Komisionit Evropian “Eurostat”, krahasimi i çmimeve të mallrave për konsumim të gjerë dhe shërbime për vitin 2008 ka treguar se Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia janë vendet më të lira në Europë.
Të dhënat nga Eurosat bëjnë të ditur se mesatarja e indeksit të cimimit të jetesës për Shqipërinë arrin në 53% në krahasim me mesataren e përgjithshme të Bashkimit Europian.

Ndërkohë rezulton se vendi më i shtrenjtë për jetesë është Danimarka e cila ndiqet më pas nga Norvegjia, Zvicra, Finlanda dhe Islanda. Mesatarja e indeksit në Danimarkë arrin në 141%, shumë më tepër në krahasim me mesataren e përgjithshme të BE-së.

Vendi më i lirë, pjesë e Unionit Europian është Bullgaria me 51 %, gati gjysmën e mesatares së përgjithshme.
Nivelet e cmimeve për ushqim dhe pije jo-alkoolike në Shqipëri për vitin 2008 arrijnë në 74% të mesatares së përgjithshme të BE-së, kundrejt 82% të Serbisë dhe 75% të Malit të Zi.

Për pijet alkoolike dhe duhanin niveli i cmimeve varjon nga 57% në Shqipëri, 54% në Serbi dhe 45% në Malin e Zi. Në 27 vendet e BE, cmimet janë më ulta në Rumani 61% të mesatares dhe më e larta në Irlandë 184%. “Ky ndryshim i madh i çmimeve vjen si rezultat i dallimeve në taksimin e këtyre produkteve ndërmjet shteteve anëtare” thekson Eurostat.

Për veshje, niveli i cimimeve në Shqipëri është më i ulëti ndërmjet vendeve të Ballkanit, konkretisht 90% , krahasuar me 113% në Malin e Zi dhe 104% në Serbi. Midis vendeve anëtare të BE, Mbretëria e Bashkuar është vendi më i lirë 83% të mesatares dhe më i shtrenjti Finlanda me 123%.

Për kategorinë e pajisjeve elektronike Shqipëria e kalon mesataren e përgjithshme duke shkuar në shifrat e 122%, ndërkohë që në vendet e tjera të Ballkanit nuk kalojnë 100%.

Për restorantet dhe hotelet, variacionet e çmimeve nuk ndryshonin shumë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinjë, konkretisht 44% në Shqipëri, 59% në Malin e Zi dhe 62 në Serbi. Nga vendet e BE kryeson Danimarka me 151% të mesatares kundrejt 40% në Bullgari.

Vëzhgimet kanë treguar se çmime më të ulëta, pas Bullgarisë, kanë vendet ish-komuniste nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Rumania, Lituania, Polonia dhe Hungaria.
(e.n/ focus-fen/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›