Bregdeti pa drita vidhet përsëri kabulli
17/07/2009 Energjia elektrike, probleme në Vlorë
Mungesa e energjisë në zonën e Orikumit, Radhimës dhe në disa pjesë të tjera bregdetare është kthyer në një shqetësim për banorët, por dhe për strukturat që kujdesen për energjinë. Ka qenë një defekt i shkaktuar në një prej linjave kryesore të energjisë elektrike, e cila ka shkaktuar mungesë të energjisë, për pasojë dhe me mosfurnizimin e pompave të ujësjellësit duke shkaktuar probleme dhe të tjera. Defekti është arritur të riparohet deri në orët e mbrëmjes së djeshme duke bërë që energjia dhe uji në rubineta të rikthehej në orët e mbrëmjes. Një fakt shumë shqetësues, i cili tashmë është kthyer në fenomen, është vjedhja e kabllove të energjisë elektrike në pjesë të ndryshme të qytetit. Dy net më parë është rivjedhur linja e tensionit, e cila furnizon me energji elektrike fshatin Zvërnec si dhe Nartën duke bërë që të ketë mungesë energjie në të gjithë zonën. Këtë herë sasia e kabullit të vjedhur ka qenë rreth 900 metra e shkëputur në 6 shtylla të energjisë në zonën e Jallisë. Për pasojë të kësaj vjedhjeje fshati Zvërnec, Nartë dhe disa zona përreth iu desh të qëndrojnë përsëri pa energji elektrike. Edhe në lagjen “24 Maji”, vjedhja e kabullit të energjisë elektrike ka bërë që për 3 ditë me radhë energjia të mungonte në një prej pallateve të zonës ku si zgjidhja e problemit është bërë nga vet qytetarët, të cilët e kanë blerë vet kabullin e vjedhur me qëllim rikthimin e energjisë elektrike.