E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shqyrton sot ankimimet e partive politike

15-07-2013 / Gazeta 55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot ankimimet e partive politike, lidhur me procesin zgjedhor të 23 qershorit. Në paditë e depozituara nga forcat politike është ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin zgjedhor në qarkun e Kukësit. LSI kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave në 15 kutitë e Tropojes, të cilat i përkasin qarkut të Kukesit. Për qarkun e Shkodrës, gjithashtu ka një kërkesë ankimore, ku PR pretendon një mandat deputeti. Ndërkohë për qarkun e Lezhës ku PD morin mandatin e katërt pas konstatimit të parregullsive në procesverbalet e KZAZ-së nr.13, është PS që e kundërshton. Së bashku me ankimimet për Lezhën, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet që numri i ankimimeve të shkojë në rreth 40 të tilla.
Ankimimi i PS për qarkun e Lezhës – kërkon të mbulojë manipulimin e turpshëm/Sot, në ditën e fundit të afatit zyrtar për ankimimin e rezultatit të qarkut të Lezhës, Partia Socialiste ka paralajmëruar se do të ankimojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin përfundimtar të qarkut të Lezhës. Përveç mënyrës sesi tabela përmbledhëse e këtij qarku u miratua nga KQZ-ja, duke përfshirë të dhënat e sistemit elektronik, Partia Socialiste do të përfshijë në ankimim edhe qendra të tjera në këtë qark. Ndërsa institucioni më i lartë zgjedhor do të nisë të hënën me hapjen e procedurave të ankimimit të LSI-së për Kukësin, mbledhja për të cilën u shty, duke bërë që KQZ-ja në këtë rast të shkelë edhe ligjin zgjedhor për respektin e afatit prej 48 orësh të shqyrtimit të kërkesës ankimore nga momenti i relatimit të tij në KQZ. Duke përfshirë edhe kërkesën e parë ankimore që është në tryezën e KQZ-së, pritet me interes të shihet si do të trajtohet në mungese të kuorumit prej 5 anëtarësh. Kodi Zgjedhor kërkon shumicë të cilësuar për hapjen e mbledhjes në rastet e shqyrtimit të kërkesave ankimore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›