E Diel, 1 Nëntor 2026

Konstitucionalistët: Kushtetuta nuk njeh “Kryeministër të zgjedhur”, kjo terminologji nuk ekziston në Kushtetutë

15-07-2013 / Gazeta 55

Kushtetuta e Shqipërisë, në asnjë nen të saj, përfshirë edhe dispozitat kalimtare, nuk parasheh terminologjinë “kryeministër i zgjedhur”. Konstitucionalisti Njazi Jaho, thotë se ligji themeltar i vendit përcakton procedurën, por jo një termilogji të tillë, e cila është vënë re në ambientet e selisë së Partisë Socialiste. Konstitucionalisti Jaho, thotë se Kushtetuta përcakton vetëm procedurat që ndiqen për emërimin e kryeministrit të ri nga Presidenti i Republikës. Në respekt të Kushtetutës, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i projektuar tashmë pas dakordësinë me LSI-në si kryeministri i ardhshëm i vendit, duhet të presë thirrjen e kreut të shtetit, për ta mandatuar atë si kreun e qeverisë së re.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›