KQZ shqyrton sot ankimimin e PS për Fierin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shqyrtojë sot mbasdite kërkesën e ankimore të Partisë Socialiste për numërimin e 9 kutive të votimit në qarkun e Fieri. Kërkesa ankimor do të paraqitet si fillim në mbledhjeje KQZ, pastaj KQZ bën verifikimet e saj nëse kërkesa i plotëson kushtet teknike për tu shqyrtuar apo jo, pastaj KQZ merr një vendim duke caktuar një ditë për ti dhënë zgjidhje.
Pas miratimit pa votat e socialistëve të tabelave përmbledhëse për këtë qark, PS ka dorëzuar në KQZ ankimimin nëpërmjet Sekretarit për Çështjet Ligjore, Fatmir Xhafaj, konkretisht KZAZ numër 18, 19, 20 dhe 22. Ndërkohë, mësohet se kërkesa e Socialistëve është bërë brenda afatit ligjor, që përcakton se afati për ankimimet është 3 ditë pas miratimit të tabelave përmbledhëse nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Socialistët pretendojnë se KQZ duhet të kishte marrë vendim për kutitë e pa numëruara për të cilat ajo kishte vendosur transportin drejt Tiranës. Ata gjithashtu ka në përsëritur qëndrimin e tyre se nuk do ti njohin zgjedhjet e 28 qershorit nëse nuk do tu kthehet mandati i 9 në Fier, që sipas tyre u është rrëmbyer padrejtësisht nga maxhoranca aktuale. Në lidhje me këtë çështje, kreu i KQZ, Arben Ristani është shprehur optimist se kërkesa ankimore e PS do të miratohet dhe se 9 kutitë e bllokuar në komision do të numërohen. Ndërkaq, mësohet se PS i duhen edhe 36 vota për të fituar mandatin e 9 në këtë qarr, por megjithatë koalicioni qeverisës i formuar tashmë nuk do të ndryshojë, pasi PS është larg kuotës së 71 mandatave.