Ceka: Përvoja e qeverisjes së PD dhe praktika qeverisëse e LSI, bashkëqeverisje perfekte
Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, e ka cilësuar dhe një herë koalicionin PD-LSI, si e vetmja zgjidhje në favor të qeverisjes së ardhshme të vendit.
Ceka deklaroi se është plotësisht e mundur që të djathtët mund të qeverisin me të majtët. Sipas tij bashkëqeverisja është dhe një detyrim kushtetues por mbi të gjitha është dhe përvoja pozitive e qeverisjes së treguar nga PD, si dhe posedimi i praktikës qeverisëse nga LSI, dhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre të dyjave jep garanci për një bashkëqeverisje. Ishte një detyrim politik për LSI-në që të merrte këtë hap, duke evituar kështu skenarët absurdë të qeverisë teknike apo të protestave komuniste të propozuara nga PS, tha Ceka. Ai tha se zgjedhjet elektorale të 28 qershorit ishin zgjedhjet më të mira që janë zhvilluar në Shqipëri, duke filluar që në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Ndër të tjera Ceka tha se ky proces zgjedhor pati dhe defekte, sipas tij defekt pati gjatë ditës së numërimit, pasi u vu re një numërim partiak, dhe janë partiakët ato që i kanë prishur gjithnjë zgjedhjet në Shqipëri, prandaj të gjitha defektet janë shkaktuar në procesin e numërimit. Ndërsa në lidhje me standardet që kërkonin evropianët, ai u shpreh se, ata kanë qenë bashkautorë të këtij kodi në vitin 2005 dhe ranë dakord për të si dhe partnerët ndërkombëtar të Shqipërisë nuk kanë se çfarë të kërkojnë më shumë për këto zgjedhje. Ndërsa lidhur me angazhimet e tij politike pas rezultateve zgjedhore, Ceka tregoi se PAD do të shikojë mundësitë për zgjerimin e pjesëmarrjes në qeverisje, ku aktualisht është e përfaqësuar vetëm me një zëvendësministër dhe me një prefekt. Ai deklaroi se në parim nuk ka qenë dakord me disa amendime në Kushtetutë të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë në prill 2008, që lidhen me sistemin zgjedhor rajonal proporcional. Mendoj që duhet ndryshuar jo vetën kodi zgjedhor, por i gjithë sistemi për mundësitë e Shqipërisë, sepse e kantonizon atë, kantonizon grupe të vogla etnike, të cilat edhe me 10 mijë vota mund të marrin një deputet, kurse parti që kanë 30-40 mijë vota nuk e marrin dot një mandat, tashmë ky kod është i fiksuar në Kushtetutë e rrjedhimisht është e vështirë që të arrihet një konsensus politik për ndryshimin në Parlament, theksoi Ceka. Gjithashtu ai nuk la pa përmendur dhe Partinë Socialiste, e cila sipas tij tani duhet të kthehet në realitet dhe të pranojë humbjen, dhe se gjatë katër viteve të ardhshme duhet të kthehet në opozitë të fortë, ku duhet të gjejë rrugën evropiane për të zgjidhur problemet. Tashmë PS, e cila ka zgjedhur të qëndrojë edhe katër vite në opozitë, duhet të gjejë rrugën e një opozite evropiane, përfundoi Ceka.