E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Kolicioni i LSI me PD, një koalicion interesash

Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, në lidhje me koalicionin PD-LSI, ka deklaruar se është një koalicion interesash. Tahiri tha se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk duhet të kishte bërë për asnjë lloj arsyeje koalicion me Partinë Demokratike, sepse me këtë veprim ajo ka zhgënjyer 83 mijë votuesit e saj. Sipas Tahirit LSI vërtetoi atë që i druheshin më shumë socialistë, se LSI do të bashkëpunonte me PD. LSI, vërtetoi atë çfarë ka thënë PS, gjatë fushatës zgjedhore se vota për LSI është votë për Berishën, tha Tahiri. Ai theksoi se LSI është larguar nga tryeza e së majtës dhe nuk është përzënë nga Partia Socialiste. Ndërsa në lidhje me kodin zgjedhor Tahiri tha , se është një kod i cili ndan në mënyrë shumë të drejtë votat, dhe ju jep të gjitha partive politike atë çfarë ato meritojnë. Ai deklaroi se vazhdimisht partitë e vogla kanë përfituar shumë nga partitë e mëdha dukë marrë kështu dhe një fryrje, sipas tij me kodin e ri zgjedhor i cili u përdor gjatë këtyre zgjedhjeve, doli në pah realisht se sa përkrahje kanë partitë në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›