Balla: Pa mandatin e Fierit, nuk ka njohje zgjedhjesh
Partia Socialiste vazhdon të ushtrojë presion mbi KQZ dhe qeverinë duke ripërsëritur për të disatën herë qëndrim e saj se nuk di ti njohë zgjedhjet pa marrë mandatin e 9në qarkun e Fierit, që sipas saj i është rrëmbyer padrejtësisht nga Partia Demokratike. Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, u shpreh gjatë një konference për shtyp në selinë rozë, se socialistët urojë që maskarada e KQZ me mandatin e nëntë të PS në Fier të mos mbyllet siç ka filluar, në të kundërt Partia Socialiste nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk do të njohë Parlamentin e dalë nga kjo maskaradë.
Balla akuzoi Berishë se në bashkëpunim me aleatët e tij, po planifikon të grabisë mandatin e 9 të PS në Fier. Pazari i Qeverisjes Berisha ka për synim vjedhjen e mandatit të nëntë të Partisë Socialiste në Fier, ka filluar këto ditë hakmarrjen ndaj personave të veçantë të cilët mbështetën partinë socialiste më 28 qershor. Falangat e Sali Berishës në çdo cep të Shqipërisë, në çdo qytet dhe fshat kane filluar të zbatojnë urdhrin politik për hakmarrje ndaj qytetarëve që më datë 28 qershor mbështetën në shumicë dëshirën dhe vullnetin për të ndryshuar Shqipërinë, u shpreh Balla. Sipas tij, Partia Socialiste do të jetë e detyruar të zgjedhë rrugë alternative demokratike për rivendosjen e ligjshmërisë së zgjedhjeve. Gjithashtu Balla u shpreh se PS denoncon keqpërdorimin e shumicës politike në KQZ, drejtimin dhe sjelljen arbitrare të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët janë duke zbatuar në verbëri militante urdhrat e çiftit Berisha-Meta, për shkatërrimin e procesit zgjedhor, duke shtuar se zhvillimi i mbledhjes së sotme të KQZ ishte një tjetër dëshmi e kësaj maskarade. Apeli ynë për të gjithë ata shqiptarë që na kanë votuar, ata mijëra që vazhdojnë të na kërkojnë qëndrim të prerë, është durim, deri në përfundimin e procesit të turpshëm të diskutimit të mandatit të 9 në Fier. Asnjë pazar, nuk mund të ndryshojë vullnetin e shprehur të të gjithë shqiptarëve. I kujtoj sot Sali Berishës se ne do të mbrojmë me çdo kusht, vullnetin e shqiptareve, sikurse do të mbrojmë çdo qytetar shqiptar nga hakmarrja primitive e çdo pazari të pistë përfundoi Balla. Dy ditë më parë Partia Socialiste depozitoi në KQZ, kërkesën ankimore për rezultatin në qarkun e Fierit, ndërkohë që KQZ miratoi 3 ditë më parë me shumicë votash, 4 vota pro dhe 3 kundër vendimin për tabelat përfundimtare të rezultateve të Qarkut të Fierit për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Sipas rezultatit paraprak të KQZ, të publikuar mbrëmjen e 3 korrikut, në këtë Qark koalicioni Aleanca e ndryshimit fitoi 7 mandate, koalicioni Bashkimi për Ndryshim 8 mandate dhe LSI 1 mandat.