E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Elbasan, humb jetën një 45 vjeçar

Një aksident me pasjë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur një natë më parë në aksin rrugor Elbasan-Letan, në vendin e quajtur “ Tuneli”. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se  “mjeti Saurel kamion, me targë EL 5708 B, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i tij, shtetasi Qemal Abedini 45 vjeç me banim në Elbasan". Menjëherë ai është dërguar në spitalin kirurgjik, por duke qenë se gjendja e tij ishte tepër e rënduar është dërguar për trajtim më të specializur në Spitalin Ushtarak Tiranë. Megjithë ndihmën e specializuar mjekësore, 45 vjeçari nuk ka mundur të jetojë, dhe ka vdekur mëngjesin e sotëm. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›