KQZ shqyrton sot tabelat e rezultateve te Vlores e Lezhes
Miratimi i këtyre tabelave shënon dhe përmbylljen e rezultateve përfundimtare për të 12 qarqet e Shqipërisë. Vendimi për tabelën e rezultateve mund të ankimohet në KQZ jo më vonë se tre ditë nga shpallja e tij.
TIRANE-KQZ do të shqyrtojë sot (e enjte) projektvendimin për tabelat e rezultateve përfundimtare zgjedhore për qarqet e Vlorës dhe Lezhës.
Miratimi i këtyre tabelave shënon dhe përmbylljen e rezultateve përfundimtare për të 12 qarqet e Shqipërisë.
Rezultatet paraprake të publikuara nga KQZ më 3 korrik, nxorrën fitues koalicionin e djathtë "Aleanca e ndryshimit" me 46.69% të votave ose e kthyer në mandate me 71 vende në parlament. Pas tij, u rendit koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim" me 45.36% të votave ose 65 vende në Kuvend, e ndjekur nga "Aleanca Socialiste për Integrim" me 5.56% të votave ose 4 vende në parlament.
Sipas Kodit Zgjedhor, vendimi për tabelën e rezultateve mund të ankimohet në KQZ jo më vonë se tre ditë nga shpallja e tij.
(s.g/BalkanWeb)