Ndarja e mandateve në Korçë e Kukës, përplasen Subashi dhe Ristani
Autori i Lajmit: red.
Përcaktimi i ndarjes së mandateve me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka sjellë përsëri përplasjen e kryetarit me nënkryetaren e këtij komisioni. KQZ, në mbledhjen e pasdites, kishte në rend dite miratimin e ndarjes së mandateve për qarkun e Kukësit dhe të Korçës. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, duke aluduar se projekti për këtë pikë mund të ishte hartuar dhe nga përfaqësuesi i demokratëve në KQZ, Njazi Kosovrasti, kërkoi kohë për t u informuar për çështjen. “Mund të kërkoj dhe ndihmën e Njaziut për shumëzim e pjesëtim. Njaziu i ka aftësitë dhe ndoshta e ka bërë dhe vetë, por dua ta shoh. Na lini kohë të bëjmë vendimmarrjen e duhur”, - tha ajo. Kjo deklaratë ka revoltuar kryetarin Arben Ristani, i cili e quajti deklaratën e Subashit si provokacion. “Komenti juaj se mund ta ketë bërë Njaziu është një provokacion në vazhdën e përpjekjeve tuaja për të denigruar procesin dhe punën e KQZ-së. Do bënit mirë të ndiheshit pjesë e komisionit që ka marrë vlerësimet e duhura. Ju lutem kujdes me shprehje të tilla”, - tha ai. Ndërsa Kosovrasti shtoi se “nuk jam Njaziu, jam zoti Njazi Kosovrasti, përfaqësues i Partisë Demokratike në KQZ, fitueses së zgjedhjeve të 28 Qershorit. Cilido duhet të respektojë etikën. Nëse ka nevojë për llogaritë po deshi ia shpjegoj”, - tha ai. Por kjo pikë është kontestuar nga përfaqësuesi i socialistëve, Genci Gjonçaj, sipas të cilit ndarja e mandateve duhet të bëhet vetëm pas kalimit të afateve ankimore. “Në vendimin e KQZ-së për tabelën përmbledhëse të Korçës është bërë dje një ndryshim i një shifre prej 500 votash, çka do të thotë se realisht vendimi për këtë qark ka kaluar vetëm dje, prandaj duhet të lihet kohë për ankim”, – tha ai. Por përfaqësuesi i demokratëve në komision, Oert Bylykbashi, tha se materiali ishte plotësisht i saktë dhe i verifikueshëm dhe nuk kishte asnjë shkelje të afateve ligjore, prandaj mund të vijohej me diskutimin. Pas diskutimeve, Ristani vendosi për shtyrjen e kësaj pike për paraditen e sotme kur do të miratohen dhe tabelat përmbledhëse për Vlorë. Po dje është miratuar dhe një vendim për anëtarët e KZAZ-së numër 22 për zgjedhjet që do të zhvillohen në Ballagat si dhe është përcaktuar anëtari i shtatë i KZA-së, i cili do t i përkasë PD-së.
Ky lajm është publikuar: 09/07/2009