PS: 5230 persona përgjigje apelit të Ramës për aplikime online
TIRANË -Partia Socialiste konfirmoi sot se apelit të kryetarit Edi Rama për aplikime online për punësim, deri tani i janë përgjigjur 5280 persona.
Gjatë një deklarate për shtyp, anëtarja e grupit të punës të programit të PS-së, e zgjedhur deputete më 23 qershor, Milena Harito, e cilësoi interesin e shprehur nga qytetarët si "përgjigje ngazëllyese qytetare për projektin tonë afatgjatë të krijimit të bankës së të dhënave mbi kapitalin njerëzor të Shqipërisë".
Sipas saj, prejardhja e aplikimeve ka kaluar dhe përtej kufijve të Shqipërisë, ku konkretisht, 5007 aplikime kanë ardhur nga brenda vendit dhe 273 nga jashtë.
"Aplikimet vazhdojnë dhe ne inkurajojmë këdo që dëshiron, të mos ngurrojë", tha Harito, teksa sqaroi përsëri se “ky nuk është një premtim për punë, po një hap i rëndësishëm drejt lirisë së konkurrencës dhe vlerësimit sipas meritës në këtë vend".
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera 'Gara', Basha: Punësimi i militantëve në website, mentalitet anti-shtet i Ramës