E Diel, 1 Nëntor 2026

PD në KQZ: Ta shtyjmë mbledhjen e fletëve, në pritje të marrëveshjes

Tiranë, 17 shtator, NOA Update Meqë kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ende nuk i ka kthyer një përgjigje rivalit të tij demokrat Astrit Patozi mbi propozimet për zgjidhjen e krizës politike në vend, atëherë është mirë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të presë edhe pak mbi marrjen e vendimit për fletët e votimit të zgjedhjeve të kaluara.

Një propozim të tillë e bëri përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti, sipas të cilit, mbledhja e sotme ku diskutohet për fletët e votimit, mund të shtyhet.

Kosovrasti deklaroi më tej se është Kolegji Zgjedhor ai që duhet të vendosë për fatin e fletëve të votimit dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të qëndrojë jashtë interpretimeve partiake për fletët e votimit.

Më tej, përfaqësuesi i PD-së Kosovrasti kërkoi shtyrjen e mbledhjes së KQZ-së për djegien e fletëve të votimit disa ditë në pritje të një përgjigjeje nga Partia Socialiste.

Mendim që e mbështeti gjatë fjalës së tij edhe anëtari i KQZ-së, Klement Zguro.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/30659-pd-ne-kqz-ta-shtyjme-mbledhjen-e-fleteve-ne-pritje-te-marreveshjes-","title":"PD në KQZ: Ta shtyjmë mbledhjen e fletëve, në pritje të marrëveshjes ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›