E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ sot votohet raporti për zgjedhjet



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të diskutojë sot projekt- raportin që do të paraqesë para Kuvendin të Shqipërisë. Në të pasqyrohet puna që KQZ-ja ka bërë në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit të vitit 2009. Në këtë draft që do diskutohet sot në mbledhjen e KQZ-së, thuhet se "procesi i numërimit të votave në pjesën më të madhe të tij shkoi në përputhje me përcaktimet e Kodit dhe udhëzimet e nxjerra nga KQZ-ja, por gjithsesi ky proces u karakterizua nga disa bllokime të pajustifikuara nga ana e komisionerëve të ZAZ-ve, por dhe nga anëtarët e grupeve të numërimit të votave". Ndërsa si tepër shqetësuese KQZ-ja e cilëson ndryshimin e shpeshtë të komisionerëve. "Ngritja e KQV-ve edhe në këto zgjedhje u shoqërua me të njëjtën problematik si edhe në zgjedhjet e kaluara, thuhet në raport. KQZ kërkon ndryshimin e ligjit për listat zgjedhësve. "Për të mos krijuar probleme në përgatitjen e logjistikës zgjedhore mendojmë se afatet për përgatitjen e Listës së Zgjedhësve duhet të ndryshohen. Konkretisht, lista përfundimtare duhet të jetë miratuar jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjeve dhe jo më vonë se 30 ditë nga data e zgjedhjeve të jenë dërguar të dhënat përkatëse në KQZ".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›