E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushaj: Canaj mund të jetë trajner

Një nga pikëpyetjet e merkatos shkodrane për sezonin e ri duket se ka filluar të marrë zgjidhje. 

 Malazezi Dervish Haxhiosmanoviç, i cili ka meritën në fitimin e kupës së Shqipërisë nga ekipi shkodran, do të jetë i detyruar ta lërë atë pavarësisht dëshirës së tij që ka pasur për të drejtuar këtë ekip. Sipas vetë Fushajt kjo mund të jetë shumë shpejt një çështje e mbyllur zyrtarisht. “Pavarësisht se nuk ka një gjë përfundimtare për largimin e Dervishit nga ekipi ynë, unë mund të them se thuajse gjithçka është drejt përfundimit të marrëveshjes që ne kemi pasur, pra unë dhe ai në momentin kur erdhi dhe mori drejtimin e skuadrës”, shprehjet Fushaj. “Canaj është kandidatura e vetme për të qenë në stolin e ekipit tonë. Deri tani nuk kemi kandidatura të tjera, por mendoj se me këtë trajner jemi shumë afër nënshkrimit të kontratës”, është shprehur Fushaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›