Rama viziton në spital dy mbështetësit e PS
TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka vizituar sot në Spitalin Ushtarak dy mbështetës të PS të cilët sipas PS janë dhunuar nga Policia e Shtetit. Të dhunuarit që po trajtohen në Spitalin Ushtarak janë dy vëllezërit Shpëtim dhe Urim Marku.
Kryesocialisti Rama ndërsa i uroi familjarëve shërim të shpejtë u interesua pranë mjekëve për gjendjen e dy të lënduarve dhe kërkoi kujdes maksimal për ta. Një prej të lënduarve Shpëtim Marku thotë se së bashku me vëllanë e tij është dhunar nga forcat speciale pranë Ministrisë së Drejtësisë, pra shumë larg vendit ku po zhvillohet protesta e PS para KQZ.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)