E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ vendos më 29 dhjetor për djegien ose jo të fletëve të votimit

25-12-2010 / Gazeta 55

Dilemat për asgjesimin ose jo të fletëve të votimit të zgjedhjeve të shkuara do të marrin fund në datën 29 dhjetor kur dhe është thirrur mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në këtë mbledhje sipas anëtarit të këtij institucioni Klement Zguri do të merret dhe vendimi i shtyrë që prej muajit shtator kur dhe KQZ i la kohë politikës për të arritur një konsensus për çështjen e kutive ku janë depozituar fletët e votimit të 28 qershorit 2009. Zguri bën komentin e tij dhe për kërkesën që Partia Socialiste ka formuluar në ofertën e saj më të fundit ku kërkohet që materialet zgjedhore që do të vihen në dispozicion të komisionit parlamentar për hetim të merren nga KQZ dhe jo nga arkivi i shtetit siç e parashikon neni 178 pika 6 i kodit zgjedhor. 2 forcat politike ende nuk kanë gjetur gjuhën e konsensusit në lidhje me materialet që do të hetohen dhe procedurat që do të ndiqen, dihet vetëm që Partia Socialiste prej me tepër se 1 muaj ka hequr dorë publikisht nga kërkesa për hetim të fletëve të votimit. Mësohet se përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës janë në proces negociatash për të arritur një marrëveshje për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar me kushtet që do të lenë të kënaqura të dyja palët. Nëse konsensusi do të arrihet në seancën plenare të ditës së hënë do të miratohet ngritja e këtij komisioni.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›