E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mark Marku Heqja e mandatit te deputetit Beqja eshte e drejte

Heqja e mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja, sipas deputetit të Partisë Demokratike, Mark Marku, është e drejtë, pasi nuk mund të përfitosh nga fondet publike.

Sipas Markut, Beqja shkeli ligjet e shtetit ligjor.

Deputeti Marku shprehet gjithashtu se Partia Socialiste duhet që të futet në parlament dhe palët politike të nisin dialogun ndërmjet tyre.

Gjykata Kushtetute ka vendosur dje që t’i heqë socialistit Ilir Beqja, mandatit e deputetit.

Kushtetuesja vlerësoi se deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja kishte shkelur Kushtetutën e vendit, pasi në kohën kur ai kishte fituar mandatin e deputetit, kishte përfituar fonde publike përmes një tenderi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›