E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos sot per kthimin parave nga partite politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do te shqyrtoje sot projektvendimin per kthimin e fondeve te atyre partive politike qe nuk kane marre asnje mandat deputeti ne Kuvendin e ri. Pas shqyrtimit dhe miratimit te ketij projekt-vendimi, te gjitha partite politike qe nuk perfaqesohen ne Kuvend, duhet te kthejne ate shume parash qe kane marre nga buxheti i shtetit. Ne te kundert, keto forca politike, jo vetem qe humbin te drejten e marrjes se fondeve publike nga shteti per te garuar ne zgjedhje, por nuk do te mund as te regjistrohen me per te konkurruar ne zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato vendore apo parlamentare. Ne Kodin Zgjedhor, percaktohet qarte se, partia politike, qe ka perfituar fonde publike dhe qe nuk fiton asnje mandat nga zgjedhjet e radhes, duhet te ktheje shumen perkatese te perfituar. Kthimi i fondeve behet jo me vone se 30 dite pas shpalljes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve. "Partia, e cila nuk kthen fondet perkatese, humbet te drejten e financimeve te tjera nga fondet publike per nje periudhe kohe jo me pak se 5 vjet, si dhe nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor ne zgjedhjet e radhes, pavaresisht llojit te tyre, as vetem dhe as si pjesetare e ndonje koalicioni", percaktohet ne Kodin Zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›