TIA: Partite duhet te bejne publike shpenzimet e fushates
Transparence International Albania, propozoi dje hartimin e nje ligji te posacem per financimin e partive politike gjate zgjedhjeve. Perfaqesuesi i kesaj organizate, Endri Shabani, tha dje se ka ardhur koha qe ti jepet fund heshtjes per menyren se si financohen partite politike ne zgjedhje dhe ku i gjejne fondet per fushatat luksoze. "Shqiperia eshte e vonuar ne hartimin e nje ligji te plote, si hap i pare per t'i dhene fund informalitetit ne funksionimin e demokracise ne vend", u shpreh Shabani. Sipas tij, ndonese zgjedhjet perfunduan, nuk ka ende asnje te dhene per te ardhurat apo dhuratat qe partite politike kane marre per fushaten elektorale te 28 Qershorit. TIA, veren se ne asnje nga mjetet e informimit publik, partite politike nuk kane deklaruar shumen totale te shpenzimeve qe kane bere ne fushaten zgjedhore. "Per kete arsye i kerkojme sa me pare partive politike, qe te bejne publike shumen e shpenzimeve si menyra me e mire per te verifikuar se nga kane ardhur parate e shpenzuara", vijoi Shabani. Ndaj sipas TIA, sa me pare, partite politike duhet te bejne publike shpenzimet dhe burimet e tyre financiare, edhe si nje standard i kerkuar ne raportet e shumta nderkombetare.