Magani, "timonieri" i ri i Flamurtarit
Flamurtarit i kanë mjaftuar 24 orë që të harrojë trajnerin Eqerem Memushi, i cili i dhuroi qytetit të Vlorës trofeun e parë pas plot 18 vitesh. Drejtuesi i ri i stolit kuqezi do të jetë Gugash Magani, që deri në javën e dytë të këtij sezoni drejtonte Shkumbinin. Palëve i ka mjaftuar një bisedë e shkurtër për të gjetur akordin, ndërsa prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet sot. Lajmi është konfirmuar nga shefi i klubit vlonjat, Geri Çipi. "Gjetëm akordin me trajnerin Magani, që ai të bëhet pasuesi i Memushit", theksoi ai. "Zyrtarizimi i tij do të bëhet nesër (sot), ashtu si dhe prezantimi me skuadrën". Objektivi kryesor i teknikut të ri është nxjerrja e bregdetarëve nga situata e vështirë ku ndodhen në këtë fillim sezoni. Pas turpërimit në Europa League, me humbjen 8:1 në fushën e Madhëruellit, Flamurtari humbi finalen e Superkupës, ndërsa në katër javët e para të kampionatit ka regjistruar një fitore në fushën e Tiranës dhe tri humbje (dy në shtëpi me Dinamon dhe Teutën). "Në marrëveshjen që kemi arritur me trajnerin Magani, kërkesa kryesore ka qenë kalimi i situatës së vështirë ku ndodhemi. Është e rëndësishme që skuadra të fitojë besim në forcat e saj dhe të rikthehet te rezultatet pozitive në kampionat, theksoi zyrtari i klubit. Opsion për rinovim në bazë të rezultateve? Është ende shpejt për të folur rreth kësaj teme. Duhet të punojmë hap pas hapi për të rikthyer ekipin në nivelet e kërkuara. Janë luajtur vetëm katër ndeshje dhe kemi shumë javë përpara".
Kryebashkiaku i Vlorës, njëkohësisht edhe presidenti i klubit Flamurtari, Shpëtim Gjika, nuk e kaloi lehtë humbjen 0:3 me Teutën e Mirel Josës. Pas këtij rezultati dhe gafave në fushë, në gjaknxehtësi e sipër ai hodhi dyshime mbi moralin e disa lojtarëve që janë në kontingjentin e skuadrës. "Përveç largimit të trajnerit Memushi dhe stafit të tij, do të analizojmë edhe situatën brenda skuadrës, e cila ka përgjegjësi morale për humbjen me Teutën. Në radhët e Flamurtarit ka elementë të dyshimtë, të cilët kanë ndikuar negativisht në rezultatet negative. Askush nuk mund të tallet me fanellën e kësaj skuadre dhe me investimet e mëdha që janë bërë për Flamurtarin", ishin fjalët e Gjikës. Edhe pse fillimisht u mendua se do të kishte masa ndëshkimore, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Përkundrazi, Çipi deklaroi se kjo nuk është politika që ndiqet në klubin bregdetar. "Flamurtari nuk është nga ato klube ku pas çdo humbjeje duhen bërë ‘sakrifica‘ me largime lojtarësh apo ku merren masa të tjera ndëshkuese. Humbja është një rezultat i pranueshëm në futboll dhe ajo që duhet të bëjmë tani është të nxjerrim sa më shpejt skuadrën nga kriza e rezultateve", nënvijëzoi ai. "Pas dorëheqjes së trajnerit Memushi dhe pranimit të saj nga drejtuesit kemi mbyllur një cikël. Duhet ta kalojmë sa më shpejt këtë moment të vështirë dhe të gjithë së bashku, me trajnerin Magani të japim maksimumin për të arritur rezultate të mira".