Kaka: Ronaldo nuk më ka eklipsuar
Kaka këmbëngul se nuk ndihet i lënë në hije te Reali i Madridit, nga shoku i tij i skuadrës, Kristiano Ronaldo. Portugezi, i cili është lojtari më i shtrenjtë në histori ka qenë protagonist në fushë dhe në media, pas golave të realizuar. Kritikët kanë thënë se Kaka duhet të përmirësohet dhe të shfaqet po aq i rëndësishëm sa Ronaldo. Si kundërpërgjigje, braziliani tha: "Nuk ndihem i lënë në hije nga Kristiano. Detyra ime është të krijoj aksione, të jap pasime goli dhe këtë e kam realizuar. Në një skuadër, secili duhet ta kuptojë se ccfarë roli ka".