Moti ne fundjave pritet rikthimi i rreshjeve lokale
Kjo fundjavë ka nisur me diell pothuajse në të gjithë vendin me temperatura që nisin nga 10 gradë në mëngjes në veri të vendit, por që në mesditë arrijnë deri në 28 gradë celcius në Berat, Lushnje, Elbasan dhe Tepelenë. Në kryeqytet, temperatura në orët e para të mëngjesit shënonte 14 gradë, ndërsa në mesditë ajo arriti 26 gradë.
E shtuna, dita e parë e fundjavës në të gjithë vendin është me diell, përveç disa vranësirave dhe reshjeve të shkëputura kryesisht në veri-lindje të vendit. Por reshjet e shiut pritet të rikthehen sërish nesër dhe gjatë 2 diteve të para të javës dhe gjatë fundjavës tjetër.
Moti i ngrohtë ka drejtuar pushuesit jo vetëm drejt bregdetit, por edhe ka çelur sezonin e pishinave në kryeqytet. Por reshjet e shiut pritet të rikthehën sërish ditën e nesërme pothuajse në të gjithë territorin e vendit, ndonëse do të jenë lokale dhe pa intensitet të lartë.
Denada Shkodrani