E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, Ashton përuron një përfaqësi të BE-së në Benghazi

Këtë premtim Ashton e bëri gjatë një vizite në Benghazi, në lindje të Libisë, ku ajo përuroi një përfaqësi të BE-së dhe kërkoi largimin e Muamer Gadafit.

“Muamer Gadafi duhet të largohet dhe duhet të  ketë një të ardhme për Libinë”, deklaroi Katerin Ashton gjatë një konference shtypi pas përurimit të përfaqësisë evropiane, që ndodhet në Tibesti, një hotel i “kryeqytetit” të rebelëve në lindje të Libisë.

“Po shprehem shumë qartë: është themelore të mbrohen civilët. Shumë njerëz kanë vdekur tashmë”, vazhdoi ajo, duke shtuar se “ngrirja e pasurive luan një rol të madh në presionin që ushtrojmë mbi regjimin e Muamer Gadafit”.
/Start/

                                                                                             2011-05-22 19:55
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›