Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankimimet për Shkodrën dhe Kukësin
TIRANË- Kolegji Zgjedhor mblidhet të martën për të shqyrtuar dy kërkesa ankimore, atë të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për qarkun e Shkodrës dhe qarkun e Lezhës.
Në ankesën e saj, PS kërkon që për Shkodrën, të merret i njëjti vendim si në rastin e Lezhës, pasi vendimmarrja e KQZ-së për rinumërim, sipas saj, nuk mbështetet në ligj.
Gjithashtu, sot trupa e Kolegjit zgjedhor do të shqyrtojë dhe ankimimin e LSI-së, për rezultatin e qarkut Kukës, ku ajo pretendon se mund ta marrë ajo mandatin e katërt në këtë qark dhe jo PD, pasi rezultati është shumë i ngushtë: vetëm 15 vota.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PS, rrëzon rinumërimin e KQZ për qarkun Lezhë