E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ votoi në mënyrë partiake, jo kolegjiale

KQZ i përmbushi përgatitjet teknike përgjithësisht në mënyrë transparente. Megjithatë, zhvillimet politike ndikuan te disa vendimmarrje, ndërsa pati debat se a duhet të merreshin me shumicën e thjeshtë apo me shumicën e cilësuar prej pesë votash. Mbledhjet e KQZ zhvilloheshin direkt dhe kishin mbulim të madh të medias, por jo gjithmonë pasqyrohej online axhenda siç përcakton ligji. Anëtarët e propozuar nga opozita pohonin se nuk merrnin gjithnjë materialet para mbledhjes. Anëtarët e opozitës braktisën pjesëmarrjen nga 12 janari në 8 prill, pas mosmarrëveshjeve për mënyrën e votimit me shumicë të thjeshtë apo të cilësuar. Kjo mungesë ndikoi në vonesa dhe probleme në përgatitjen e zgjedhjeve. Diskutimet në KQZ ishin të natyrës politike dhe therëse, në disa raste me shkëmbim akuzash dhe sulmesh personale. Mbledhjet e KQZ shpesh u përdorën si betejë përplasjeje politike mes përfaqësuesve të PS dhe PD.

Për çështjet ku PS dhe PD kishin dallime, KQZ votoi në mënyrë partiake, çka bëri të vështirë veprimin në mënyrë kolegjiale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›