E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ,hedh shortin,dy partitë e mëdha kryesojnë KZAZ-në

Dy partitë e mëdha kryesojnë në mënyrë të ekuilibruar komisionet zonale të administrimit zgjedhor në rajonet më të rëndësishme të vendit. Pas hedhjes së shortit nga KQZ-ja për partinë që do të propozojë anëtarin e 7-të në komisionet zonale të administrimit zgjedhor rezultoi se, PD-ja do të ketë anëtarin e 7-të, në komisionet me numër rendor çift, ndërsa PS-ja në komisionet me numër rendor tek. Meqënëse në zgjedhjet e 28 qershorit do të ngrihen 66 komisione zonale për administrimin e zgjedhjeve, në 33 të tilla do ta ketë shumicën PD-ja dhe po në 33 PS-ja. Në 6 rajone për shkak të numrit të komisioneve zonale të administrimit zgjedhor, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kryesojnë një numër të barabartë komisionesh. Kështu në rajonin e Tiranës, Beratit, Durrësit, Elbasanit, Korçës Vlorës, PS-ja dhe PD-ja kanë shumicën në një numër të barabartë komisionesh. Përjashtim bëjne qarku i Dibrës ku më shumë KZAZ kryesohen nga PS-ja, në Fier nga PD-ja, në Gjirokastër nga PS-ja, Kukës nga PD-ja , Lezhë nga PS-ja dhe Shkodër nga PD-ja

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›