"Më transferuan, se denoncoja aferat"
"Gjatë kohës që kam qenë me raport mjekësor, më transferuan nga KESH-i tek OSSH-ja",- kështu deklaron ish-audituesi Dashnor Kozaj.
Sipas tij, transferimi bie në kundërshtim me Kodin e Punës, pasi në bazë të tij, punëdhënësi nuk mund të vërë në dispozicion të një punëdhënësi tjetër një punëmarrës të tij, pa pëlqimin e këtij të fundit. "Në këtë rast, mbetet në fuqi kontrata fillestare mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Por, sipas Kozajt, largimi i tij nga KESH-i, është bërë për shkak se ka kundërshtuar disa veprime, që sipas tij bien ndesh me ligjet në fuqi.
Duke iu rikthyer kontratës së punës, ai thotë se në bazë të ligjit, "Punëdhënësi nuk mund të zgjidhë kontratën në kohën kur, sipas legjislacionit në fuqi, punëmarrësi përfiton pagesë paaftësie të përkohshme në punë nga punëdhënësi, ose sigurimet shoqërore, për një periudhë deri në një vit, si dhe kur punëmarrësi është me pushime të dhëna nga punëdhënësi. Kozaj kërkon me gjyq pagesën për kohën që ka qëndruar pa punë.