E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZmiratoi modelin e Fletes se Votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar modelin dhe specifikimeve teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e 23 qershorit., pas propozimeve konsensuale të përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Kështu, në pjesën e pasme të fletës së votimit do të vendoset një shirit, i cili nuk do të lejojë leximin e votës me sy të lirë. Po ashtu, numri rendor, që i takon secilës parti në fletën e votimit, do të vendoset në të dy krahët e fletës, për të ndihmuar votuesin, në mënyrë që të evidentojë subjektin për të cilin do të votojë. Ndërkohë është vendosur që përmasat e fletës së votimit të vendosen, pas regjistrimit të të gjithë partive që do të garojnë në zgjedhje. Sa i takon specifikimet siç është ngjyra, të fletës së votimit që do të përdoret në Qarkun Fier, ku numërimi do të bëhet elektronikisht, do të vendosen në një moment të dytë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›