E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetet e Bashkuara do te padisin Standart Poors

Vlerësimet mbi normat e kredisë për bonot hipotekare të kompanisë së vlerësimit Standart & Poors kanë ndezur zemërimin e Shteteve të Bashkuara duke e dërguar çështjen deri në gjykatë.

"Padia civile fokusohet në vlerësimet e larta të S&P në 2007 për disa letra me vlerë, kryesisht bono hipotekore, të cilat më vonë ranë ndjeshëm në vlerë",-tha agjencia. 

S&P thotë se kjo çështje është tërësisht pa fakte. Padia është e para e këtij lloji, që akuzon një agjenci se vlerësimet e saj të gabuara, janë të lidhura me krizën financiare. S&P tha se Departamenti i Drejtësisë i ka informuar ata për padinë e pashmangshme civile, megjithatë agjencia federale refuzoi të komentonte.

Mediat amerikane raportojne se pritet që shtete të tjera të bashkohen në këtë padi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›