KQZ miraton kërkesën e LSI për caktimin e anëtarit në KZAZ. Manjani: Vdekje fashizmit!
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shqyrtoi dhe miratoi sot ne mbledhjen me 4 anëtarë, kërkesën e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) për caktimin e anëtarit të LSI-së në përbërjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ)".
Të katër anëtarët e KQZ, pasi e argumentuan të drejtë kërkesën e LSI e votuan me pas në unanimitet me 4 vota pro.
Miratimi i kërkesës sjell heqjen e anëtarit të PBDNJ dhe kalimin e këtij anëtari tek LSI.
Sipas relacionit shoqërues të aktit LSI i kërkon KQZ-së që të caktohet si parti e cila ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar në KZAZ. Kjo kërkesë e saj vjen pas pranimit dje nga KQZ të kërkesës së PR-së, së cilës i njohu të drejtën për të caktuar anëtar në KZAZ, si parti e dytë e shumicës parlamentare.
Nisur nga fakti se LSI tashmë renditet si parti e opozitës parlamentare dhe në bazë të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 2009-s, ku LSI renditet e dyta nga numri i mandateve në grupin e partive të opozitës parlamentare, duhet të caktohet ajo force që ka të drejtë të propozojë anëtar në KZAZ.
Në bazë të renditjes sipas numrit të mandateve që kanë fituar partitë politike nga zgjedhjet pararendëse rezulton se partitë që vinë pas Partisë Socialiste dhe i përkasin grupit të partive të opozitës parlamentare, janë Partia Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Në fund të mbledhjes pasi 4 kartonat ishin pro kërkesës së LSI, përfaqësuesit ligjor i LSI, Ylli Manjani u shpreh: Vdekje fashizmit!.
E befasuar kryetarja Lefterie Lleshi pyeti: “Cfarë the?”, por debati nuk vijoi më tej.
KQZ dje shkarkoi 89 anëtarët e LSI në KZAZ, i zëvendëson PR
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje të shkarkojë nga puna 89 anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, struktura e dytë për nga rëndësia pas KQZ-së, për t’u zëvendësuar me përfaqësuesit e Partisë Republikane. Të katër anëtarët e KQZ-së, miratuan kësisoj kërkesën e republikanëve për të pasur komisionerë në KZAZ dhe në të gjitha qendrat e votimit. Por nga ana tjetër refuzuan kërkesën e LSI-së për të zëvendësuar komisionerët e PBDNJ-së me të sajët.
Kjo vendimmarrje, sipas kryetares së KQZ-së, Lefterie Lleshi do të kryhet në një moment të mëvonshëm, pavarësisht insistimit të përfaqësuesit ligjor të LSI-së, Ylli Manjani. “Të bëhet zëvendësimi i partisë së duhur me partinë e duhur sipas atyre kritereve që janë aty dhe problemi është i zgjidhur”, - kërkoi Manjani. Por në replikë me të, Lleshi tha se “ne sot (dje) do t’i referohemi kërkesës së PR-së dhe kërkesa e zotit Manjani do të ishte një kërkesë për një rend dite tjetër, qoftë dhe nesër (sot)”, - tha ajo. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i përfaqësuesit ligjor të LSI-së, i cili shtoi se “po fusni një çështje të re në rendin e ditës, fusni edhe kërkesën tonë se s’ka kuptim që i miratoni komisionerin e PR-së, e po i bëni ZAZ-të me tetë komisionerë praktikisht. Kur i jepni PR-së komisionerin, bëjeni zëvendësimin tamam. Po le ta shikojnë shqiptarët se kush është KQZ, kjo është një KQZ me dy standarte”, - u shpreh Manjani.
Gjithashtu edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjonçaj kërkoi që shqyrtimi i kësaj kërkese të bëhet pas regjistrimit të koalicioneve zgjedhore, që është dita e sotme. Por edhe kjo kërkesë e tij nuk u pranua nga kryetarja e KQZ-së, e cila tha se kjo çështje nuk ka lidhje me regjistrimin e koalicioneve. “Heqja e një çështje nga rendi i ditës bëhet vetëm në ato raste kur kemi probleme me materialet, por në kërkesën e PS-së nuk ka shkak ligjor për ta hequr nga rendi i ditës”, - tha kryetarja e KQZ-së. Të paprekura nga ndryshimi mbeten grupet e numërimit të votave, anëtarët e të cilave i përkasin vetëm partive që kanë të paktën 2 deputetë në Kuvend. Më pas KQZ vijoi mbledhjen me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës, ku fillimisht rrëzoi pr/vendimin “Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar, i cili do të organizojë punën për paraqitjen e z.Sazan Guri si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Tiranë, për zgjedhjet e 23 qershorit”. Pr/vendimi u rrëzua pasi kërkesa për kandidimin e z.Guri në Tiranë, u konsiderua se nuk i plotësonte kriteret e parashikuara në Kodin Zgjedhor. Shtyrja e afatit për regjistrimin e koalicioneve më 24 prill shtyn automatikisht edhe afatin për depozitimin e emrave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike. Sipas përllogaritjeve, 50 ditë nga data e zgjedhjeve është e shtuna e 4 majit. Por, sipas Kodit Civil dhe Kodit Zgjedhor, në rastet e ditëve të pushimit zyrtar, ky afat shtyhet për të hënën 6 majit.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Skadon sot afati i regjistrimit të koalicioneve zgjedhore në KQZ