Shijak, tentoi të vrasë komshiun, kërcënoi policinë, kapet autori
SHIJAK- Forcat e Komisariatit të Policisë së Shijakut parandaluan sot në orët e para të mëngjesit një ngjarje të rëndë, pas të shtënave me armë zjarri ndaj një banese në fshatin Gjepalaj.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, bënë të ditur se pas një telefonate në sallën operative, forcat e policisë e më pas edhe ato të shërbimeve të specializuara RENEA që mbërritën në vendngjarje arritën përmes negociatave të neutralizojnë 37-vjeçarin Blerim Gjepalaj, i cili kishte qëlluar disa herë dhe vazhdonte të mbante në shënjestër banesën e 52-vjeçarit B. Gj., në të njejtin fshat.
Sipas policisë, Gjepalaj tentoi të qëllojë edhe në drejtim të efektivëve
Sipas burimeve të policisë, personi i armatosur, që paraqiste një shkallë të lartë agresiviteti, është kapur nga forcat e policisë, së bashku me armën automatike. Nga hetimet e para mësohet se Gjepalaj kërkonte një shumë parash borxh, të cilat i biri i 52-vjeçarit nuk pranonte t'ia huante.
Dy ditë më parë, në të njëjtin fshat, 15 km larg Durrësit, shërbimet e policisë parandaluan një rast tjetër, që mund të çonte në dëmtime të rënda fizike.
(d.b/BalkanWeb)