Kroacia mbështet Berishën për liberalizimin e vizave
Autoritetet e larta të Kroacisë, Presidenti Mesic dhe kryemniistri Sanader i kanë shprehur kryeministrit Berisha mbështetjen për kërkesën e tij për liberalizimin e plotë të vizave mes dy vendeve në fund të këtij viti. Presidenti kroat vlerësoi marrëdhëniet mes 2 vendeve.
ZAGREB- Fundi i këtij viti mund të shënojë ditën në të cilën Kroacia dhe Shqipëria, mund të gëozojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Autoritetet më të larta të Kroacisë, Presidenti Stipe Mesic dhe kryemniistri Ivo Sanader i kanë shprehur kryeministrit Berisha mbështetjen për kërkesën e tij për liberalizimin e plotë të vizave mes dy vendeve në fund të këtij viti.
Gjatë takimit me presidentin Mesic u vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve. Presidenti kroat tha se "po punohet për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, dhe konkretisht për transportin detar dhe atë ajror". Në këtë drejtim, Mesiç konfirmoi se "pala kroate po punon për përfundimin e autostradës Trans-Adriatike, si një urë lidhëse midis Europës dhe Ballkanit Perëndimor". Ndërkohë ai vlerësoi dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë nukleare si me e pastra por dhe e domosdoshme për të plotësuar nevojat e rajonit tonë për energji.
Gjatë takimeve Berisha vuri në dukje se anëtarësimi i Kroacisë në Bashkimin Europian është i domosdoshëm për integrimin e mëtejshëm të të gjitha vendeve të rajonit". Ndërkohë gjatë një konference të përbashkët për shtyp kryemnistri kroat Ivo Sanader deklaroi se "anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO nuk përbën vetëm vlerë në aspektin ushtarak, por ka një rëndësi të jashtëzakonshme në aspektin politik.
(e.n/News24/Balkanweb)